Fri. Nov 22nd, 2024

Rare sightings! Iceberg breaks off from Antarctica

Një ajsberg i madh është shkëputur nga Antarktida, afër stacionit kërkimor Halley të Britanisë.

Instrumentet në Shelfin e Akullit të Brunt konfirmuan shkëputjen e ajsbergut me madhësi afërsisht sa Londra.

Por ato konfirmojnë se fatmirësisht nuk ka asnjë rrezik për jetën e njerëzve.

Mirëpo shkencëtarët nuk e kanë lënë me kaq, ata do të inspektojnë imazhet satelitore pasi ato të bëhen të disponueshme.

Ata duan të jenë të vëmendshëm dhe të shohin nëse e papritura mund të vijë nga platforma e mbetur të rafteve të akullit që mban Halley.

“Megjithëse prishja e pjesëve të mëdha të rafteve të akullit të Antarktikut është një pjesë krejtësisht normale e mënyrës së funksionimit të tyre, ngjarje të mëdha si ajo e zbuluar të Premten mbeten mjaft të rrallë dhe emocionuese”, tha eksperti Adrian Luckman, raporton BBC. /Përshtatur nga BBC NEWS ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *