Mon. Nov 25th, 2024

Do you have the virus but test negative? WHO: Here are some things you didn't know

Organizata Botërore e Shëndetësisë në Shqipëri jep një sqarim sa i përket atyre rasteve kur disa persona edhe pse janë me koronavirus rezultojnë negativ në momentin që kanë bërë testin.

“Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”, thuhet në postimin e OBSH.

“Një përgjigje negative e testit #COVID19 nuk na bën të paprekshëm!
❗Asnjë test nuk është tërësisht i saktë në 100% të rasteve
❗Testet mund të mos i zbulojnë infeksionet që janë ende në fazën e inkubacionit
❗Ju mund të infektoheni pasi keni bërë testin”
, shkruan OBSH.

Po ashtu ajo që bën me dije OBSH është se para se të kryeni një test është e rëndësishme të dini se çfarë testi ju nevojitet.

“👉 RT-PCR dhe testet e antigjenit ju tregojnë nëse e keni virusin TANI.
👉 Testet e antitrupave ju tregojnë nëse keni pasur virus NË TË SHKUARËN.”
, shkruan në faqen e saj në “Facebook” OBSH. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *