Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në spitalin “Shefqet Ndroqi” ose COVID 2, ku një 17-vjeçar me origjinë nga Tepelena, por që banonte në Tiranë ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit.
Sipas televizioneve informative mësohet se adoleshenti, Qamil Seiti kishte prej një jave i shtruar në spital në terapi intensive, ndërsa virusi i rrezikshëm i kishte prekur 100% të mushkrisë. Mësohet se djali nuk vuante nga sëmundje të tjera shoqëruese. /Labirinth