Temperaturat më të larta gjatë kësaj jave do të jenë të martën dhe të premten.
Ndërsa nuk do të ketë reshje shiu, përveçse kalime vranësirash në disa zona, por e gjithë java do të jetë me diell.
Lajmin e dha Drejtuesja e Zyres Operacionale pranë “MeteoAlb”, Lajda Porja e cila tha se temperaturat do të shkojnë deri në 20 gradë, dhe në zonat bregdetare do të ndihen rreth 4 gradë më shumë.
Sipas saj edhe Tirana kryesisht në orët 10:00 deri në orën 14:00 do të ketë kulmin e temperaturave të larta.
Ndërsa edhe fundjava pritet të ruajë të njëjtat kushte të motit.
“E gjithë java do jetë me temperatura ta larta, e mërkura dhe e enjtja nuk sjellin ndryshim. Të premten pritet sërish rritje e temperaturave, duke bërë që e marta dhe e premtja të jenë ditët më të nxehta të javës. Jemi ende në dimër, por në përfundim të saj. Edhe fundjava do jetë me mot të kthjellët dhe të ruajë të njëjtat vlera si gjatë javës. Vlora dhe Saranda do kenë vlerat më të larta, edhe në Tiranë me temperatura deri në 19-20 gradë”, she expressed. / Labyrinth