Pasditen e djeshme në emisionin “Rudina” kishte festë. Spikerja e lajmeve në ABC News, Fabiola Hoxha dhe politikani Indrit Hoxha dhuruan emocione shumë të bukura për publikun, teksa ky i fundit i propozoi për martesë.
Ishin nisur që të dy për të rrëfyer për herë të parë publikisht historinë e dashurisë së tyre, mirëpo surprizat nuk patën fund.
Teksa e ftoi në vallëzim nën tingujt e këngës “Thjesht të du”, nga Flori Mumajesi, Indriti nxorri unazën dhe e la pa fjalë partneren e zemrës.
I ulur në gjunjë ai i vendoi unazën, ndërsa gazetarja tha sigurisht: “PO”! / Labyrinth