Tre janë zonat në Tiranë ku rreziku i infeksionit nga koronavirusi është më i madh. Bëhet fjalë për zonën e e ish-Bllokut, Astirit dhe Kombinatit.
Këtë e pohoi dje epidemiologu, Rexhep Muja gjatë një takimi me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu.
“Në fokusin tonë kryesor kemi kryesisht shkollat dhe për t’u lidhur dhe me vatrat e nxehta që kemi në kryeqytet, kryesisht Astirin, ish-Bllokun, Kombinatin etj”, u shpreh epidemiologu. / Labyrinth