“Unë nuk jam asnjëherë i kënaqur as me veten time lere më me drejtuesit politikë”, kështu u shpreh kreu i qeverisë Edi Rama pas takimit në selinë e PS më drejtuesit politikë të qarqeve.
Sa i përket zgjedhjeve Rama tha se është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit.
“Është koha për të intensifikuar komunikimin me njerëzit dhe punën që të vazhdojmë të përmirësojmë marrëdhëniet e pushtetit qendror dhe vendor me bazën“, u shpreh Rama. / Labyrinth