Disa ditë më parë këngëtarja Tuna u përfol për një shtatzëni të mundshme pas një videoje ku barku i saj dukej i fryrë.
“Ndjehem e privilegjuar që pas këtij izolimi të gjatë individual dhe profesional, ky festival më dha mundësinë të riçvirgjërohem në skenë. Gostivar të faleminderit për këtë eksperiencë të veçantë. Uroj sa më shpejt të shihemi pa maska e pa distanca… PS A do të ulet apo rritet barku deri atëherë?!… stay tuned”, shkruante Tuna atyre që si duket ishin vetëm thashetheme, pasi pas kësaj ka publikuar një foto ku shihet mjaft në formë dhe me barkun e sheshtë. / Labyrinth