Presidentja e Komisonit Europian, Ursula von der Leyen ka mbrojtur sot vendimin për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.
Lajmin e ka bërë me dije Zëdhënësja e Zgjerimit, Fqinjësisë, Partneritetit Ndërkombëtar në Komisionin Europian, Ana Pisonero.
“Von der Leyen mbron vendimin ‘historik’ për të hapur bisedimet e pranimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”, është shprehur Pisonero.
Sipas saj, presidentja e KE ka thënë: “E ardhmja e të gjithë rajonit qëndron në BE. Ne ndajmë të njëjtën histori, të njëjtin fat. Ballkani Perëndimor është pjesë e Europës. Ata nuk janë vetëm një ndalesë në Rrugën e Mëndafshit ”. / Labyrinth