Aktorja e “Portokallisë” Arjola Demiri është përfolur se do të kandidojë me Partinë Socialiste në qarkun e Kukësit.
“Unë jam një grua e fortë. Unë nuk rri rrotull duke ndjerë keqardhje për veten time dhe as nuk i lë njerëzit të më keqtrajtojnë. Unë nuk u përgjigjem njerëzve që më diktojnë ose përpiqen të më ulin. Nëse bie do të ngrihem edhe më e fortë sepse jam e mbijetuar dhe jo viktimë. Unë jam në kontroll të jetës time dhe nuk ka asgjë që nuk mund të arrij. Kurrë mos kërko falje se je një grua e fuqishme”, ka shkruar Arjola duke përcjellë mesazhin se asgjë nuk e mposht për të arritur atë që do. / Labyrinth