Sot ish-kryetari i Partisë Socialiste, Fatos Nano mbush 68 vjeç. Dhe ndoshta për ata që e kishin harruar ua kujtoi kryeministri Edi Rama me një postim në rrjetet sociale.
“Duke i uruar ditëlindjen liderit historik të socialistëve, uroj gjithashtu që një ditë ta shkruajmë në një libër, së bashku, raportin e turneve tonave, për t’ua lënë në bibliotekën e zyrës së kryetarit, atyre që do të marrin turnin pas nesh. Po ka kohë plot deri atëherë dhe në ndërkohë, uroj për Fatosin shëndet, gëzime e çdo të mirë familjarisht.”, shkruan Rama përveç së tjerash.
Postimi e plotë e gjeni HERE / Labyrinth