Ministrja e Arsimit, Besa Shahni është larguar nga detyra, por më herët se sa lajmëroi në ditën e parë të shkollës. Para disa ditësh ajo tha se do të largohet në fund të mandatit qeverisës. Por si duket lajmin e largimit e dha dje gjatë një takimi me kryeministrin Edi Rama.
“Njoftova që e kam të vështirë të vazhdoj një mandat tjetër larg familjes. Unë dua ta shoh Shqipërinë të ecë përpara”, tha Shahini.
Ndërsa kryeministri Edi Rama ia ktheu: “Vlerësoj shumë gjithçka që ke bërë”.
Por kush do të jetë ministrja e re?
Vendin e Besa Shahinit e zuri Evis Kushi, e cila vjen pas një karriere të gjatë si pedagoge dhe dekane e Fakultetit të Ekonomisë në universitetin Aleksandër Xhuvani në Elbasan në periudhën 2012-2013.
Më pas ajo u angazhua në politikë, si deputete e Parisë socialiste.
“Është angazhim shumë i lartë që të jem Ministre e Arsimit pas 7 vitesh angazhim politik”, tha ajo e surprizuar, por kryeministri Edi Rama i tha se detyra e re është e natyrshme pas 7 vitesh angazhim me PS-në. / Labyrinth