Fri. Nov 22nd, 2024

Edhe disa ditë dhe fillon shkolla, Pipero: Ja ç’duhet bërë nëse dikush infektohet me koronavirus

Pak ditë para fillimit të shkollës, mjeku Pëllumb Pipero ishte i ftuar në emisionin “Rudina”, ku tha se në rastin kur nxënësit infektohen me koronavirus mbyllja e shkollës nuk është zgjidhja. Sipas tij duhet të gjenden mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa e ndërprerë mësimin.

“Të mos nxitojmë në këtë pjesë, sepse, nëse në shkollë na del një rast pozitiv ndaj Covid-19, nuk është zgjidhje mbyllja. Nuk duhet të mbyllet shkolla, por duhet të gjejmë mënyrat për të izoluar rastin dhe familjen pa ndërprerë procesin”, tha Pipero.

Shkolla fillon në 14 shtator nën masa të rrepta kundër koronavirusit. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *