Fri. Nov 22nd, 2024

Rama tregon rastin e vëllait të shokut: Ishte i ri dhe humbi jetën nga koronavirusi

Gjatë një takimi me nxënës dhe mësues në Durrës, kryeminstri Edi Rama tregoi rastin e vëllait të shokut të tij, që sipas tij, kishte humbur jetën nga Covid-19.

Rrëfimi i kryeministrit Rama:

Jo më larg se dje unë dëgjova për një person që e kam njohur personalisht, vëllai i një shokut tim që humbi jetën e nuk ishte në një moshë shumë të madhe, ishte i ri.

Askush nuk e përcakton dot deri në fund se si dhe pse virusi bën gjëmën tek dikush dhe shfaqet në mënyrë komplet të padukshme te dikush tjetër.

Problemi është që shumë nga ne mund ta marrin e se marrin vesh që e kanë, s’ndiejmë asgjë, vazhdojmë jetën normalisht, e prandaj duhet të sillemi sikur e kemi virusin se ia kalojmë familjarëve, miqve e shokëve. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *