Fri. Nov 22nd, 2024

Foto/ E ka babain me Covid në spital, djali: Kam harxhuar 800 mijë deri tani për medikamente dhe prapë…

Një djalë, babi i të cilit është shtruar në spital me koronavirus ka deklaruar sot për mediat se edhe pse ka harxhuar diku te 700-800 mije lekë për medikamente ende nuk ka asnjë përmirësim për të atin dhe se ai ndodhet në gjendje të rëndë.

“Unë kam paguar 700-800 mijë dhe akoma nuk kam përfunduar. Këto ishin medikamente për të luftuar bronkopneumoninë, sepse janë të njëjta. Babai është në gjendje të rëndë. Ka 10 ditë dhe kam shpresë tek mjekësia. Ai për 5 ditë të tjera them se e fiton betejën. Jam optimist se këta do të vënë dorë. Doktorët dhe mjekësia duhet të jetë humane”, he expressed.

Ndërsa kishte dhe një kërkesë për kryeministrin Edi Rama. Ai tha se në Fushë-Krujë duhet të ketë ambulanca të reja, pasi ato aktualet janë të vjetra.

Po ashtu ai u bëri thirrje qytetarëve të tjerë që të ruhen e të kenë kujdes nga Covid-19. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *