Kryeministri Edi Rama ditën e djeshme filloi fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare në një mbledhje të Grupit Parlamentar që u zhvillua në Elbasan.
Socialistët kanë vendosur dje drejtuesit politikë të qarqeve të vendit.
Por ajo që ra në sy ishte mungesa e ministrit të Turizmit në Berat si dhe lajmi se në Durrës nuk do të jetë më Vangjush Dako por vetë kryeministri i cili shkon nga Vlora në Durrës.
Kujtojmë se dje kryeministri Edi Rama kërkoi një mandat të tretë duke thënë se shqiptarët nuk kanë opsion më të mirë se ai dhe qeveria e tij. / Labyrinth