DJ i njohur Erick Morillo është gjetur i pajetë në Miami. Sipas BBC lajmin e ka bërë të ditur policia lokale, ndërsa Morillo njihet ndërkombëtarisht për këngën I Like To Move It.
![](https://i0.wp.com/labirinth.net/wp-content/uploads/2020/09/640-0-5f4f5580a40bd.jpg?resize=640%2C393&ssl=1)
Vdekja e tij vjen pak javë pas arrestimit të tij për ngacmimi seksual ndaj një DJ femër pasi kishin punuar së bashku një koncert. Policia tha se 49-vjeçari u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Miami Beach, ndërsa ka filluar hetimi.
Morillo kishte mohuar akuzën e ngacmimit seksual, por u dorëzua pasi u zbuluan prova që tregonin për përdhunim. / Labyrinth