Shefja e Infektivit në QSUT, Najada Çomo ka publikuar një video në rrjetet sociale, ku shihet një pacient i cili ka mposhtur koronavirusin.
“Mirënjohja e një zotërie, qe u largua nga Spitali, pas shërimit, Covid-19”, shkruan Çomo.
Ndërsa pacienti tashmë i shëruar ka falënderuar gjithë stafin mjekësor që i ka shërbyer gjatë qëndrimit në spital.
“Falënderoj shumë gjithë stafin e këtij spitali, pavionin e tretë që më kanë shërbyer. Bravo iu qoftë, janë treguar heronj dhe heroina, ja u bëftë zoti mbarë”, thotë ai në video.
Kujtojmë se sot ministrja Ogerta Manastirliu njoftoi se janë shëruar 227 persona.
“🟢 Gjatë 24 orëve të fundit, 227 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin e rrezikshëm! 🤜#COVID19🤛”, njoftoi Manastirliu në rrjetet sociale. / Labyrinth