Disa ditë më parë ministrja e Arsimit, Besa Shahni njoftoi se nga klasa e parë deri tek e shtata librat do t’i kenë falas, ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.
Sot ministrja ka njoftuar në rrjetet sociale se ka nisur shpërndarja e librave dhe se përfitues janë 250 mijë nxënës në të gjithë vendin.
“Sot ka filluar shpërndarja e librave falas me përfitues direkt mbi 250 mijë nxënës në të gjithë vendin: të gjithë nxënësit deri në klasën e 7-të dhe kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.”, shkruan ministrja ashtu sikurse informoin edhe më herët.
Por pa harruar të kujtojë si nxënësit mësuesit, apo edhe prindërit që të respektojnë rregullat e distancimit fizik.
“Është shumë e rëndësishme që edhe gjatë ditëve në vijim gjatë shpërndarjes së librave, çdo nxënës, prind e mësues të ruajë kujdesin ndaj secilit dhe të respektojë rregullat e distancimit fizik.”, shkruan më tej Shahini. / Labyrinth