Kryeministri Edi Rama është duke mbajtur një takim me drejtuesit e Drejtorive Rajonale dhe zyrave arsimore vendore pak ditë para hapjes së shkollave nën masat e rrepta që kërkon situata aktuale (pandemia) jo vetëm në vend, por kudo në botë.
Teksa mori fjalën kreu i qeverisë iu drejtua drejtuesve duke u thënë “ta bëjnë natën, ditë” pasi fëmijët nuk janë imunë ndaj virusit.
“Përtej çfarë është studiuar dhe duke analizuar me shumë përgjegjshmëri, suksesi në zbatimin e tij lidhet me shumëfishimin e energjive që ju dhe skuadra tuaja duhet të vini në dispozicion të këtij viti. Kjo do të thotë duhet ta bëni natën ditë, pa u lodhur dhe pa pushim. Duhet të jeni në krye të detyrës në terren, ju personalisht dhe me ata që ju punoni për të ndjekur zbatimin e udhëzuesit nga gërma e parë te e fundit.”, u dha urdhër kryeministri.
Ai po ashtu njoftoi se mësimi do të bëhet me tre turne.
“E dini shumë mirë që funksionimi i shkollës do të jetë ndryshe nga vitet e tjera dhe shkolla do të funksionojnë deri në 3 turne.”, Rama said. / Labyrinth