Sun. Nov 24th, 2024

Fotogaleri/ Ky qytet në Itali do ju lerë pa frymë…

Qytezën Alberobello do ta gjeni në Puglia, thembra e çizmës së Italisë. Në rajon njerëzit ndonjëherë e quajnë atë ‘Kryeqyteti i Trullit’. Trulli janë ndërtesa tradicionale apuliane, që shfaqin mure të lara të bardhë me çati konike.

Këto struktura të çuditshme, por shumë të bukura datojnë që prej shekullit të XIV dhe janë pjesë e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s.

Emri Alberobello vjen nga pylli që mbulonte zonën para se të ndërtohej qyteti. Alberobello do të thotë “pemë të bukura”. Në foto mund të vini re se disa nga çatitë shfaqin simbole të bardha mbi çatitë e tyre. Këto shpesh janë simbole fetare ose bestytni që flasin për historinë dhe traditën e këtij qyteti.

Nëse doni të shihni një të mrekullueshme të qytetit drejtohuni për tek Piazza del Popolo, pikërisht mbi Lago Martellotta. Ndërsa brenda qytetit do të gjeni një labirint të rrugëve anësore për këmbësorë. Kurse në zonën Rione Monti, do të gjeni shume dyqane dhe bare ku do të kënaqeni. Ju gjithashtu mund të vizitoni muze.

Këto shtëpi dhe ndërtesa të bardha janë ndoshta e veçanta më e madhe e Alberobello-s. Qyteti ka disa muze të cilat mund t’i vizitoni, por ju mund të kënaqeni edhe thjesht duke e vizituar këtë vend. E ndërsa për të shkuar është fare e thjeshtë pasi si Bari dhe Brindisi të dy kanë lidhje treni me Alberobello. Udhëtim të këndshëm! /Përshtatur nga SopranoVillas ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *