Edhe pse sot është dita e fundit e verës (31 gusht) moti duket me diell dhe temperatura të larta, që janë të favorizueshme për plazh.
Megjithatë sipas sinoptikanëve temperaturat do të pësojnë një rënie të lehtë, ku do të variojnë:
-në zonat malore, nga 19º në 27ºC
-në zonat e ulëta nga 24ºC në 35ºC
-në zonat bregdetare nga 25°C në 36ºC.
Era do të fryejë në drejtim veriperëndimor, ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë. / Labyrinth