Thu. Jul 4th, 2024

A e ka gjetur përsëri dashurinë Brad Pitt? Këto dyshime filluan kur aktori u pa gjatë kësaj jave duke zbritur në Francë me një avion privat me modelen gjermane, 27-vjeçaren Nicole Poturalski.

Njerëzit vunë re se ajo ngjante shumë me ish-gruan e tij, Angelina Jolie. Në fotografitë e marra nga “MailOnline”, dyshja shihen duke dalë nga një aeroplan privat me të cilin do të fluturojnë nga Los Angeles për në Francë.

https://www.instagram.com/p/CERLa7TI9_H/?utm_source=ig_web_copy_link

Mendohet se ata po qëndrojnë në Château Miraval, pronë të cilën ai bleu me Angelinën në 2011.

Revista tregoi se një dëshmitar okular tha se para se të hipnin në avionin e tyre privat, Brad dhe Nicole ishin parë duke vepruar si “adoleshentë të dashur”.

Bukuroshja brune është ylli aktual i kopertinës së shtatorit të Elle Germany. Ajo gjithashtu ka përgatitur kopertinat e botimeve si Harper’s Bazaar në vendin e saj të lindjes, Gjermani. Mendohet se ajo jeton akoma në Berlin.

https://www.instagram.com/p/CDI17s2o-bY/?utm_source=ig_web_copy_link

Por ajo nuk është thjesht një imazh i bukur. Sipas “MailOnline” Nicole dëshironte të bëhej një biologe detare, talent i cili u zbulua në moshën 13 vjeç nga një zbulues talentesh në Disneyland Paris.

Një gjë që Nicole e ka të përbashkët me Brad është se ajo është nënë. Megjithatë, ajo e mban djalin e saj të vogël jashtë vëmendjes së mediave.

Kjo e bën më të lehtë pët t’u kujdesur për fëmijët e Brad. Është e qartë që çifti ende nuk ka bërë ndonjë deklaratë publike në lidhje me romancën e tyre, por deri ateherë do t’ju informojmë. /Përshtatur nga EVOKE ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *