“TikTok” tha të shtunën se planifikon të ngrejë një proces gjyqësor kundër urdhrit ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që ndalon transaksionet me aplikacionin popullor.
Reuters raportoi ekskluzivisht të premten se “TikTok” do të sfidonte urdhrin ekzekutiv të Trump që të hënën.
“TikTok” në një deklaratë tha se ishte përpjekur të merrej me administratën e SHBA për gati një vit, por u përball me “mungesë të procesit të duhur” dhe se qeveria nuk i kushtoi vëmendje fakteve.
“Për t’u siguruar që ligji po sundon dhe që kompania dhe përdoruesit tanë të trajtohen në mënyrë të drejtë, ne nuk kemi zgjidhje tjetër përveçse të sfidojmë urdhrin ekzekutiv përmes sistemit gjyqësor.”, tha zëdhënësi i kompanisë.
Ndërsa TikTok është një aplikacion ku adoleshentët argëtohen dhe shpërndajnë video, zyrtarët e ShBA kanë shprehur shqetësime se informacioni mbi përdoruesit mund t’i kalohej qeverisë së Kinës.
Trump tha më herët se përhapja në SHBA e aplikacioneve mobile të zhvilluara nga kompanitë kineze vazhdojnë të kërcënojnë sigurinë kombëtare, politikën e jashtme dhe ekonominë e vendit. /Përshtatur nga Reuters ABOUT labyrinth