Ikona e Londrës, “Tower Bridge” pësoi një problem teknik të shtunën teksa u ngrit për të kaluar një anije dhe më pas nuk ishte në gjendje të mbyllej.
Për këtë arsye u krijua një trafik i madh pasi ura u mbyll për automjetet për disa orë gjatë pasdites dhe mbrëmjes.
“Ura përsoi disa çështje teknike këtë pasdite dhe u mbyllu për një periudhë të gjatë kohe”, u njoftua në Twitter.
E ndërtuar në vitet 1886-1894, ura ngrihet rreth 800 herë në vit dhe të shtunën ishte planifikuar të ngrihej për anijen historike “Sailing Barge Will”.
Policia njoftoi mbylljen e saj rreth orës 05:00. Ajo u hap përsëri për këmbësorët për rreth më shumë se një orë, por mbeti e mbyllur për automjetet për disa orë. / Përshtatur nga AFP ABOUT labyrinth