Ariu polar më i vjetër që jeton në Britani ka ngordhur papritur në moshën 22 vjeç. Victor, ariu i cili lindi 13 këlyshë u sëmur papritur të premten, por pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar nuk ia dolën dot.
Victor lindi në kopshtin zoologjik Rostock në Gjermani para se të zhvendosej në Rhenen në Hollandë. Ai ka nipër e mbesa që jetojnë në të gjithë botën.
“Victor i kaloi ditët duke shijuar liqenet dhe habitatin e shtrirë në “Project Polar”. Ai u bashkua me katër arinj të tjerë polarë gjatë pesë viteve të ardhshme“, tha parku në një deklaratë.
Victor, i cili jetonte në një zonë të parkut të quajtur Project Polar, jetoi së bashku me arinjtë e vetëm polarë në Angli.
Arinjtë polarë, të cilët klasifikohen si një specie vulnerabël për shkak të ndryshimit të klimës, janë specie simotra të ariut ngjyrë kaf. Por ata kalojnë pjesën më të madhe të jetës së tyre në akullin e detit. /Përshtatur nga Indipendent ABOUT labyrinth