Fri. Nov 22nd, 2024

Sot rekord të infektuarish me koronavirus në Shqipëri

Sot ishte dita me më shumë të infektuar nga koronavirusi. Lajmin e bëri të ditur shefja e Epidemiologjisë në Institutin e Shëndetit Publik, Eugena Tomini gjatë raportimit të të dhënave që tregojnë situatën në vend.

Nga 947 testime që janë bërë kanë rezultuar 178 persona pozitivë me COVID-19. Ndërkohë 81 qytetarë e kanë fituar betejën me COVID19 në 24 orët e fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 4413 që nga fillimi i epidemisë.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, aktualisht në spitalin Infektiv dhe “Shefqet Ndroqi” po trajtohen 151 pacientë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 15 në terapi intensive nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

“Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve, fatkeqësisht, në dy spitalet COVID, nuk e kanë fituar dot betejën me sëmundjen një 57 vjeçar dhe një 75 vjeçar nga Tirana, një 72 vjeçar nga Durrësi dhe një 88 vjeçar nga Kruja, me sëmundje bashkëshoqëruese”, u shpreh Tomini.

Sipas Ministrisë situata paraqitet si më poshtë:

COVID-19 – Statistika (24 Gusht 2020)

Testime totale 57004
Raste pozitive 8605
Raste të shëruara 4413
Raste Aktive 3938
Humbje jete 254 (Qarku Tiranë 122, Shkodër 35, Durrës 36, Fier 12, Elbasan 11, Korçë 10, Lezhë 8, Kukës 6, Vlorë 6, Dibër 4, Gjirokastër 3, Berat 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 1957
Durrës 513
Shkodër 302
Fier 192
Lezhë 177
Korçë 185
Vlorë 143
Kukës 139
Elbasan 153
Berat 78
Gjirokastër 49
Dibër 50 / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *