Thu. Jul 4th, 2024

Muaji gusht do të mbyllet me diell dhe temperatura të larta. Lajmin e mirë për ata që kanë vendosur të pushojnë tani e jep sinoptikania Adiola Bani.

Ajo tha se sot temperaturat do të jenë 38- 39 gradë Celsius. Sipas sinoptikanes të martën ato do të bien me 3 gradë deri në 36 por jo më shumë. Ndërsa në ditët në vijim do të rriten prapë e do shkojnë 37- 38 gradë Celsius.

E sigurisht që do të ketë edhe vranësira, por në rajonin verior dhe qëndror të vendit. Ndërsa bregdeti do të jetë plot diell e shkëlqim. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *