Këshilltari mjekësor në Mbretërinë e Bashkuar thotë se fëmijët ka më shumë gjasa që të dëmtohen nëse nuk kthehen në shkollë se sa, nëse infektohen nga koronavirusi.
Prof. Chris Whitty tha se “shanset e fëmijëve që vdesin nga Covid-19 janë jashtëzakonisht të vogla, por mësimet e humbura dëmtojnë fëmijët në plan afatgjatë”.
“Ekzistojnë dëshmi shumë të qarta nga Britania e Madhe dhe nga mbarë bota që fëmijët shumë më rrallë marrin një sëmundje të rëndë dhe përfundojnë në spital.” shtoi ai.
Intervista e tij erdhi pasi shefi dhe zv.drejtorët kryesorë mjekësorë për të katër vendet në Mbretërinë e Bashkuar thanë se nuk kishte “asnjë mundësi pa rrezik” dhe ishte e rëndësishme që prindërit dhe mësuesit të kuptojnë rreziqet dhe përfitimet nëse shkollat rihapen.
Prof. Whitty gjatë intervistës së tij nxorri në pah prova që nëse fëmijët nuk shkojnë në shkollë kanë më shumë të ngjarë të kenë “shëndet të sëmurë mendor dhe fizik”.
Ai tha se nuk ka gjasa të ketë një vaksinë në vitin 2020, por ekziston një mundësi që të ishte gati për dimrin e ardhshëm 2021-2022.
Qeveria ka thënë se të gjithë nxënësit, në të gjitha grupet e vitit, në Angli pritet të kthehen në klasë me kohë të plotë në shtator. Shkollat tashmë janë rihapur në Skoci.
Miliona nxënës në Angli, Uells dhe Irlandë Veriore do të kthehen në shkollë brenda disa javësh. Prof Whitty gjithashtu tha se Covid-19 do të ishte një sfidë për të paktën edhe nëntë muaj.
A mund ta përhapin virusin tek gjyshërit fëmijët?
Prof. Whitty tha se duket se ka shumë më pak transmetim të virusit nga fëmijët te të rriturit se sa nga të rriturit tek të rriturit.
Organizata Botërore e Shëndetit ka thënë që fëmijët e moshës 12 vjeç e lart duhet të mbajnë maska në përputhje me rekomandimet kombëtare duke cituar prova që sugjerojnë se adoleshentët mund të infektojnë të tjerët në të njëjtën mënyrë si të rriturit.
A janë në rrezik personeli i shkollës?
Të dhënat tregojnë se ka më shumë mundësi që virusi të përhapet nga antarët e stafit mësimor se nga nxënësit tek stafi mësimor.
Ndërkoë epidemiologu, Prof. Sian Griffiths tha për BBC-në që personeli i shkollës dhe prindërit që mund të kthehen përsëri në vendin e tyre të punës duhet të plotësojnë kushtet e higjenës, siç janë larja e duarve rregullisht dhe kudesi ndaj teshtimave, në mënyrë që virusi të mos përhapet.
A mund të jenë shkollat ndonjëherë plotësisht të sigurta?
Në Skoci, ku nxënësit u kthyen në klasa këtë muaj, ka pasur kritika nga nxënësit dhe prindërit për masat e sigurisë dhe aftësinë për të mbajtur distancën sociale.
Prof. Whitty tha se rreziqet mund të minimizohen duke pasur masa higjienike dhe pastrimi, por paralajmëroi se si me çdo vend pune, “ne nuk mund të themi se rreziku do të zbritet në zero”. /Përshtatur nga BBC ABOUT labyrinth