Sat. Oct 19th, 2024

Video-Foto/ 10 shpikjet më të çuditshme në Afrikë për parandalimin e përhapjes së koronavirusit

Ndërsa Afrika i ka kaluar më shumë se një milion raste të konfirmuara me Covid-19, novatorët në kontinent janë përgjigjur ndaj sfidave të pandemisë me një gamë të gjerë të shpikjeve krijuese.

Më poshtë do të gjeni 10 shpikje:

1. Doktorët robotë

Studentët nga Shkolla Politeknike Dakar në Senegal kanë ndërtuar një robot shumëfunksional të krijuar për të ulur rrezikun e kontaminimit nga Covid-19 nga pacientët tek kujdestarët.

Pajisja është e pajisur me kamera dhe kontrollohet nga distanca përmes një aplikacioni. Dizajnerët thonë se mund të lëvizë nëpër dhomat e pacientëve të karantinuar për të matur temperaturat e tyre, për të ofruar ilaçe, por dhe ushqim.

2. Makinë automatike për larjen e duarve

Nxënësi i shkollës nëntë vjeçare nga Kenia, Stephen Wamukota shpiku një makinë druri për larjen e duarve për të ndihmuar në frenimin e përhapjes së koronavirusit.

Makina lejon përdoruesit të vendosin një kovë me ujë për të larë duart duke përdorur një pedale këmbësh. Kjo ndihmon përdoruesit të shmangin prekjen e sipërfaqeve për të zvogëluar rrezikun e infeksionit.

3. Ventilatori i lëvizshëm Respire-19

Mes mungesës së ventilatorëve në repartet Covid-19 në Nigeri, studenti 20-vjeçar i inxhinierisë Usman Dalhatu u përpoq të ndihmojë për të përmbushur mungesën. Dalhatu ndërtoi ventilatorin automatik të lëvizshëm për të ndihmuar njerëzit me probleme të frymëmarrjes (shpesh një simptomë e koronavirusit.) Sipas BBC, ai tani planifikon të ndërtojë deri në 20 ventilatorë.

4. Printer 3D për të prodhuar maskë

Natalie Raphil është themeluesi i kompanisë së Inteligjencës Artificiale “Robots Can Think” në Afrikën e Jugut. Ajo po përdor printerë 3D për të prodhuar 100 maska në ditë për t’u përdorur në disa nga spitalet kryesore të Johannesburg-ut. Afrika e Jugut përbën rreth gjysmën e të gjitha rasteve me koronavirus të raportuar në Afrikë.

5. Lavamani për larjen e duarve me energji diellore

Këpucari Richard Kwarteng dhe vëllai i tij Jude Osei vendosën të bëjnë një legen për larjen e duarve me energji diellore. Kur duart bien në kontakt me një sensor në pajisje, uji i sapunit lëshohet automatikisht. Një alarm fiket pas 25 sekondave të larjes së duarve (brenda afatit kohor të rekomanduar nga Organizata Botërore e Shëndetit).

6. Skanimet e mushkërive me rreze X të bazuara në internet

Inxhinierët në Tunizi kanë krijuar një platformë në internet që skanon rrezet e mushkërive për të provuar nëse një person mund të jetë i prekur nga koronavirusi apo jo.

Kur një rreze X ngarkohet në platformë, ajo bën një provë për të zbuluar shenjat e një infeksioni të mundshëm koronavirusi. Studiuesit në Institutin Kombëtar të Shkencës dhe Teknologjisë së Aplikuar në Tunis thonë se mjeti është 90% efektiv në tregimin e probabilitetit të infeksionit.

Platforma është ende në zhvillim e sipër, por mijëra rreze X të mushkërive janë futur në sistem për të mundësuar që ajo të njohë ndikimin e Covid-19 në mushkëri.

7. Robotët e policisë në patrullimin e bllokimit

Në muajin prill autoritetet në Tunizi vendosën policë roborë në rrugët e kryeqytetit Tunis për të zbatuar masat e bllokimit. Robotët e mbikëqyrjes, të quajtur PGuards, spiunuan njerëzit që ecnin në rrugë dhe iu afruan atyre për të pyetur pse ishin jashtë.

Shkelësit e masave duhet më pas të tregonin ID dhe dokumentet e tjera në kamerat e bashkangjitura me robotët. Pajisjet me katër rrota janë të pajisura me kamera të imazhit termik dhe teknologji për zbulimin e dritës.

8. Sterilizues prej druri për paratë

Agjenti i parave cash në Kenia, Danson Wanjohi ka ndërtuar një pajisje prej druri që sterilizon kartëmonedhat që kalohen nëpër një të çarë në makinë.

Wanjohi ndërtoi mekanizmin duke përdorur një motor, një shirit gome dhe ingranazhe të cilat mundësojnë që monedhat të kalojnë nëpër makinë. Ndërsa monedhat kalojnë nëpër pajisje, ato pastrohen me një solucion sterilizues.

9. Pajisje testimi për Covid-19 për 65 minuta

Sipërmarrësit e teknologjisë së Afrikës së Jugut, Daniel Ndima dhe Dineo Lioma kanë krijuar një pajisje testimi për Covid-19 e cila siguron rezultate në vetëm 65 minuta.

Zakonisht mund të duhen deri në tre ditë që testet Covid-19 të japin rezultate. Pasisja e testimit njihet si qPCR, dhe përmban një teknologji të përdorur për të matur ADN-në.

10. Prerje flokësh në distancë

Në Etiopi, berberet kanë gjetur një mënyrë për t’u prerë flokët klientëve duke ruajtur distancimin social. Berberet qëndrojnë në një kasolle të ndërtuar posaçërisht e cila i ndan ata nga klientët, duke minimizuar kontaktin person me person dhe përhapjen e koronavirusit.

/Adapted from BBC ABOUT labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *