Fri. Oct 4th, 2024

Historia e vajzës që u gjet e mb.ytur në plazhin e Velipojës. Shoku e la në ujë dhe vetë doli. Ja rezultatet e ekspertizës

Dy ditë më parë, më 18 gusht një 17-vjeçare e cila kishte shkuar për të pushuar në plazhin e Velipojës në vendin e quajtur “Vilun” u gjet e pajetë rreth 700 metra larg bregut të detit. Fillimisht u dyshua se ajo të ishte mbytur, por më pas u mësuan shumë detaje të tjera.

Enisa Doda kishte shkuar me pushime bashkë me familjen e saj, ndërsa rreth orës 14:00 të së mërkurës, së bashku me 25-vjeçarin Indrit Bajraktari kishin marrë një motor uji me qera dhe filluan të lundronin. Rreth 16:30 mësohet se në breg ka dalë vetëm 25-vjeçari, duke lënë të mb.ytur në ujë vajzën 17-vjeçare. Ndërkohë që dyshohet se ky i fundit u largua pa e ndihmuar vajzën.

Lajmin e konfrimoi një ditë më vonë edhe police e cila në një njoftim zyrtar thoshte se autori ishte djali me inicialet I. B., 25 vjeç, banues në fshatin Kullaj, Njesia Administrative Postrribë në Shkodër.

Po ashtu sipas policisë rezultoi se më datën 19.08.2020, rreth orës 14:00, në vendin e quajtur Vilu, plazh Velipojë Shkodër, ky shtetas ka hyrë në det me motorr uji të marrë me qera së bashku me shtetasen E. D., 17 vjeçe, banuese në Bathore.

Ndërsa po sipas të njëjtave burime rreth orës 16:30, ky shtetas ka dalë në breg pa motorrin e ujit duke lënë të mbytur në ujë shtetasen E. D., e cila kishte ardhur për pushime së bashku me familjen e saj.

Policia bëri me dije se i riu u vu në pra.nga dhe se materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallë së Parë në Shkodër për veprime të mëtejshme. Akuzat që rëndojnë mbi 25-vjeçarin janë ato për veprat penale “Shkaktimi i vetëvra.sjes”, “Moskallëzimi i kri.mit” dhe “Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës”.

Mirëpo ditën e sotme ekspertiza mjeko-ligjore ka zbuluar se në trupin e vajzës nuk ka pasur shenja dh.une.

“Vajza nuk ka shenja dh.une. 17-vjeçarja ka humbur jetën nga mb.ytja. Vajza kishte shenja se i ishte bllokuar frymëmarrja”, thuhet në rezultatet e ekspertizës mjeko-ligjore.

Sipas mediave televizive i arre.stuari për ngjarjen nuk ka pranuar të flasë para hetuesve, por ka thënë se do të flasë vetëm në gjyq për ngjarjen. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *