Si sot para 74 vitesh ka lindur Bill Clinton, ish-presidenti i SHBA-ve. Clinton lindi më 19 gusht të vitit 1946. Me profesion avokat, ai shërbeu si president i Amerikës nga viti 1993 e deri në vitin 2001.
Para presidencës së tij, ai shërbeu si guvernator i Arkansas (1979-1981 dhe 1983-1992) dhe si Avokat i Përgjithshëm i Arkansas (1977–1979).
Ai është burri i ish-Sekretares së Shtetit, ish-Senatores Amerikane dhe dy herë kandidate për presidente, Hillary Clinton.
Klinton lindi dhe u rrit në Arkansas dhe ndoqi Universitetin e Georgetown, College University, Oxford dhe Yale Law School. Ai u takua me Hillary Rodham në Yale dhe u martua me të në vitin 1975.
Klinton u largua nga detyra me vlerësimin më të lartë nga çdo president amerikan që nga Lufta e Dytë Botërore, dhe vazhdimisht ka marrë rezultate të larta në renditjen historike të presidentëve të ShBA-së.
Në vitin 2004, Klinton publikoi autobiografinë e tij, Jeta ime, ndërsa vë vitin 2009, ai u emërua i dërguari special i Kombeve të Bashkuara në Haiti. Pas tërmetit në Haiti të vitit 2010, ai u bashkua me George W. Bush për të formuar fondin Klinton Bush Haiti. / Labyrinth referuar Wikipedia