Pas lajmit se shkolla do të nisë në shtator, ministrja e Arsimit, Besa Shahini ka dhënë një tjetër lajm për nxënësit.
Ajo njofton se nga klasa e parë deri tek e shtata librat do t’i kenë falas. Ndërsa e njëjta gjë vlen edhe për kategoritë e veçanta deri në klasë të 12-të.
“Kemi zgjeruar skemën mbështetëse të librave falas, me përfitues direkt nxënësit e klasave 1-7 dhe të gjithë nxënësit e kategorive të veçanta deri në klasë të 12-të.”, shkruan ministrja në rrjetet sociale.
Sipas saj e gjitha kjo ka dy benefite:
✅ Ulim barrën financiare të familjeve shqiptare;
✅ Rrisim qasjen në arsim të grupeve vulnerabël. / Labyrinth