Thu. Aug 29th, 2024

Një tjetër zyrtar ka humbur jetën si pasojë e koronavirusit. Mësohet se ai është Specialisti i Drejtorisë Arsimore në Tiranë, 40-vjeçari Alfred Koçi.

Lajmin e ka bërë të ditur drejtoresha e Zyrës Arsimore të Tiranës, e cila thekson se Koçi ishte fjalë ëmbël dhe i papërtuar.

“Një mik , shok koleg i mirë na la! Ishe i qeshur , fjale embel dhe i papertuar ! Te prisnim te gjithe te kthehej prane nesh por zoti te mori prane vetes.

Na ka lënë një peng e boshllëk të madh te gjitheve, ne veçanti ne te Zyres Vendore Arsimore Tirane. Ngushëllime familjes, i paharruar qofte kujtimi yt Alfred Koçi !😥😢”, shkruan Erjeta Alhysa në rrjetet sociale.

Kujtojmë se sot humbi jetën si pasojë e koronavirusit edhe ish-kryebashkiaku i Lushnjës Albert Sanxhaku. Ai ndodhej prej një muaji për kurim në Turqi, por nuk ia ka dalë dot.

Deri më tani sipas Ministrisë së Shëndetësisë kanë humbur jetën 230 persona si pasojë e koronavirusit, ndërkohë që nga humbjet e fundit pritet që fatkeqësisht numri të rritet. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *