A e mbani mend Mihal Kokëdhimën, pronarin e restorantit “Panorma” në Porto Palermo, i cili hipte sipër një furgoni me turistë spanjollë dhe i dhunonte? Epo si duket bëmat e tij nuk kanë fund.
Në media po qarkullon një video ku shihet Kokëdhima duke u bërtitur disa pushuesve që kishin kaluar një gardh në breg të detit në një pronë të zaptuar nga ai.
Shihni videon HERE
“Ik nga prona ime gjej rrugën nga te duash, ik ore pis o lango, ore qen hajde ktu po ta mbajti si mund te hipesh mbi gardh une e kam rrethuar ti”, dëgjohet në video Kokëdhima.
Kujtojmë se vitin e kaluar Mihal Kokëdhima u dënua me një vit burg nga gjykata e Vlorës për akuzat e “kanosjes”, “dëmtime të tjera me dashje” dhe “shkatërrim prone”. / Labyrinth referuar JOQ.