Sat. Oct 5th, 2024

Covid-19/ Qeveria merr vendimin: Ja kur do hapen shkollat. Dy ministret sqarojnë se si

Edhe pse në situatë pandemie, Qeveria shqiptare ka marrë vendimin për hapjen e shkollave në shtator. Lajmin e bëri të ditur ministrja e Arsimit, Besa Shahini e cila u bëri thirrje të gjitha bashkive që të bëjnë gati shkollat.

Ne duam t’i hapim shkollat për të gjithë nxënësit e arsimit parauniversitar, por sipas specifikave që kanë shkollat. Në shkollat që kanë pak nxënës mësimi do vijojë normalisht, në shkollat me më shumë nxënës mësimi do të bëhet me turne, duke i ndarë nxënësit në grupe të vogla, në mënyrë që të ruhet distancimi mes tyre”, tha ministrja Shahini.

Ndërsa ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu  tha se ISHP ka përgatitur protokollet e sigurisë teksa theksoi se prioriteti i tyre është shëndeti i fëmijëve.

“Grupet tona të ekspertëve janë në komunikim të vazhdueshëm, për një detajim të protokolleve të sigurisë, ku përfshihen masat e distancimit social, kushtet higjeno-sanitare, si dhe çdo masë që garanton kufizimin e përhapjes së virusit. Ndaj çdo vendim për hapjen e shkollave po koordinohet me përgjegjësi maksimale nga institucionet përgjegjëse për garantimin e masave të distancimit social dhe sigurisht duke vlerësuar në dinamikë situatën epidemiologjike”, tha Manastirliu.

Kujtojmë se viti shkollor 2019-2020 u mbyll me mësim online dhe si duket rezultoi i suksesshëm. Por ende nuk dihet nëse do të rikthehet apo jo? Kjo mbetet për t’u parë dhe varet vetëm nga masat mbrojtëse, pasi gjendja në të cilën ndodhemi nuk është aspak e sigurt. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *