Sun. Dec 8th, 2024

Mbyllet materniteti i Lushnjës!

Materniteti i Lushnjës “Ihsan Çabej” është mbyllur. Lajmi është bërë i ditur në media pasi një mjeke gjinekologe ka rezultuar pozitive me koronavirus,

Menjëherë pas konfirmimit të saj pozitive, iu është bërë tamponi të gjithë stafit, ndërkohë që priten rezultatet.

Aktualisht është vendosur që vizitat të bëhen në ambulancë dhe qendra shëndetësore të lagjeve.

Kujtojmë se në vendin tonë numri i të prekurve me koronavirus ka shkuar në 7380, ndërsa prej tyre 3794 janë shëruar kurse pjesa tjetër (3358) janë aktivë. Sa i përket personave që kanë humbur jetën, fatkeqësisht janë 228.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë aktualisht (Qarku Tiranë 113, Shkodër 34, Durrës 31, Fier 10, Elbasan 9, Korçë 8, Lezhë 6, Kukës 5, Vlorë 5, Dibër 3, Gjirokastër 3, Berat 1). / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *