Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është infektuar me koronavirus. Lajmin e ka konfirmuar vetë ai nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale. ndërsa thotë se është në gjendje të mirë shëndetësore.
“Miq, pas testit më njofuan se dola pozitiv nga Covid-19. Jam në gjendje të mirë shëndetësore, ashtu si edhe familja ime.”, writes Veliaj.
Ai thekson se edhe pse i infektuar me virus do të vazhdojë të punojë nga shtëpia.
“Por, nga sot do të vazhdoj të punoj me të njëjtin përkushtim për TR nga shtëpia. Askush prej nesh nuk është imun ndaj ketij virusi, ndaj JU LUTEM mos harroni të lani duart sa më shpesh dhe mbani maskë për të mbrojtur sa më shumë veten dhe familjarët tuaj!”, shkruan Veliaj i cili nuk harron të theksojë masat mbrojtëse kundër virusit.
Ndërsa më pas uron më të mirën për qytetarët dhe familjet e tyre, pa harruar të falenderojë e t’u shprehë mirënjohjen mjekëve
“Lus më të mirën për familjet tuaja! Shëndet e dashuri të gjithëve dhe mirënjohje e thellë mjekëve heronj! Do shihemi sërish”, përfundon Veliaj. / Labyrinth