Thu. Sep 5th, 2024

Shoferi i saj vdiq nga Covid-19, Spiropali mesazh prekës: Na ke tronditur e trishtuar thellësisht

Mëngjesin e sotëm, në media qarkulloi lajmi se shoferi i ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ndërroi jetë si pasojë e koronavirusit. Lajmin se gardisti 58-vjecar, Gani Potka humbi jetën e ka konfirmuar më pas me një mesazh ngushëllimi e disa fjalë të ndjera vetë ministrja.

“Kur komandanti i Gardës më solli jetëshkrimin me fotografinë tënde, e kuptova menjëherë që ishe i duhuri. Rrezatoje përkorësi, fisnikëri, mirësi. 12 orë në ditë, për 1 vit e gjysëm, më shoqërove kudo, i duruar, i vëmendshëm, i kujdesshëm. Çdo ditë sillje maskat, ujin, i vendosje tek dera e makinës, më tërhiqje vërejtje se pija pak. E thoje me krenari që s’kishe pirë kurrë një aspirinë.”, shkruan Spiropali në mesazhin prekës.

Ndërsa tregon se si e përjetoi momentin kur mori vesh lajmin se shoferi i saj ishte intubuar dhe tregon se sa i lidhur ishte ai me familjen e saj.

“Kur më lajmëruan që ke humbur vetëdijen dhe të kanë intubuar, tronditja ishte aq e madhe sa nuk nxorra dot asnjë fjalë. Vetëm lot që rridhnin pa kontroll. Sot, që ky virus i pabesë të mori frymën dhe jetën, s’kam më as lot. Nalta të adhuronte, çdo njëri nga ne që të njohu të donte dhe të respektonte. Na ke tronditur dhe trishtuar thellësisht. Për familjen tënde nuk ka ngushëllim, por ne do iu gjendemi gjithmonë! Prehu i qetë, Gani! Dritë pastë shpirti yt i mirë!”, shkruan ministrja më tej.

Potka ishte shtruar pak ditë më parë në spital si pasojë e komplikacioneve nga Covid-19, por si duket nuk ia ka dalë. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *