Një shpërthim ka ndodhur sot në subjektin privat “Alba Gaz” që ndodhet në ish-zonën e Metalurgjikut në Elbasani, ku si pasojë janë plagosur tre punëtorë.
Lajmi është konfirmuar nga Policia e qytetit, ndërsa thuhet se punonjësit aktualisht ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Sipas policisë, të plagosur kanë mbetur shtetasit me inicialet Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç.
“Në një subjekti privat “Alba Gaz”, në zonën e ish-metalurgjikut, si pasojë e rrjedhjes së gazit janë dëmtuar 3 punëtorë shtetasit Q.M., 61 vjeç, O.B., 69 vjeç, dhe E.B., 42 vjeç, të cilët janë transportuar në Spitalin Rajonal Elbasan për ndihmën mjekësore dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.”, informs the police.
Sipas njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë dhe të zjarrëfikses kanë shkuar në vendngjarje të cilët kanë bërë të mundur mbylljen e gazit dhe shmangien e ndonjë shpërthimi të mundshëm.
Policia njofton se grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe sqarimin e rrethanave. / Labyrinth