Fri. Aug 9th, 2024

Vera Bekteshi dhe libri i saj “Bella Ciao” kanë fituar çmimin për “Librin e Karantinës”, konkurs i zhvilluar nga Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit.

Mes 82 dorëshkrimeve është zgjedhur si më e mira, historia e 5 shoqeve të cilat përmes një grupi WhatsApp-i, të quajtur “Bella Ciao” ndërtojnë përmes bisedave të zakonshme kohën e koronavirusit, dramacitetin e një ngjarje jo të lehtë për njerëzimin, duke e kthyer në letërsi.

Libri me tregime “Bella Ciao”, përbëhet nga pesë tregime me tema krejt të ndryshme nga njëra-tjetra, por që i bashkon një fill dhe personazhet kryesore janë gra, gjë që vihet re edhe nga titulli.

Çmimet u ndanë ditën e premte në një ceremoni ku ishte e pranishme dhe ministrja e Kulturës, Elva Margariti. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *