Aktorja e famshme, Jennifer Aniston i është bashkuar thirrjes për mbajtjen e maskës. Ajo ka publikuar në Instagram, foton e një shokut të saj i cili ndodhet në intubim, ndërsa shkruan se ai ka qenë pa probleme shëndetësore më parë.
“Ky është shoku ynë Kevin. Pa asnjë problem të mëparshëm shëndetësor. Ky është Covid-19. Ai është i vertetë. Ne nuk mund të jemi kaq naivë të mendojmë se mund ta mposhtim këtë … nëse duam që kjo të përfundojë ju lutem vendosi maskat.“, shkruan ajo.
Ndërsa më tej bën thirrje se duhet të marrim një leksion, në të mirë të familjes sonë dhe mbi të gjitha për veten. Sipas aktores së famshme virusi i prek të gjitha moshat. E mesa duket fatmirësisht Kevin po e merr veten dhe është jashtë rrezikut për jetën.
“Thjesht mendoni për ata që janë duke luftuar me këtë virus të tmerrshëm. Bëjeni për familjen tuaj dhe mbi të gjitha veten tuaj sepse Covid-19 prek të gjitha moshat.
Kjo foto është bërë në fillim të prillit. Falë Zotit ai tani është duke e marr veten dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Faleminderit të gjithëve për lutjet tuaja”, shkruan aktorja e njohur. / Labyrinth