Si sot 102 vjet më parë lindi Nelson Mandela.
Nelson Mandela lindi më 18 korrik 1918 dhe studioi për Drejtësi, atë që si duket e kishte në gjak. Ai ishte president i Afrikës Jugore dhe luftëtar i lirisë, duke luftuar kundër shtypjes racore që u bëhej afriko-armerikanëve në Afrikë, veçanërisht në Afrikën Jugore.
Filimisht Mandela zgjodhi rrugën paqësore për qëllimet e tij dhe të shokëve të tij. Ndërsa në vitin 1956 ai u akuzua për “tradhti të lartë” nga regjimi i atëhershëm, bashkë me 155 shokë të tjerë.
Procesi zgjati deri me 1961 dhe të gjithë u liruan. Por vuajtjet ende nuk kishin mbaruar pasi në vitin 1962, ai u burgos dhe u dënua me 5 vjet heqje lirie.
Ndërsa në vitin 1964 ai u dënua me burg të përjetëshëm, sepse kishte planifikuar luftë të armatosur. Në vitin 1985 atij iu afrua mundësia e lirimit, në qoftë se do të pranonte ndalimin e aktivitetit të armatosur, por ai refuzoi. E mesa duket shumë vite të jetës së tij, ai i kaloi në burg.
Në vitin 1990, Mandela u lirua pa kushte, ndërsa në vitin 1993 ai fitoi çmimin Nobel. Kurse në vitin 1994 ai u zgjodh në zgjedhje demokratike, President i Afrikës Jugore dhe me 9 maj ai u zgjodh si presidenti i parë afriko-amerikan në këtë vend. Në vitin 1999 ai dha dorëheqje, por ishte aktiv në organizatat për të drejtat e njeriut.
Në vitin 2003 ai kritikoi shumë Toni Blair dhe Georg W. Bush për intervenimin në Irak. Ndërsa më 5 dhjetor të vitit 2013, ai ndërron jetë. / Labirinth-Referuar Wikipedia-s