Wed. Dec 25th, 2024

"Masks and protective barriers, mandatory", Rama criticizes the deputies in the Parliament, but Rudina Hajdari takes the unexpected action

Ditën e enjte, Kuvendi u mblodh ashtu si çdo javë dhe ndër ata që morën fjalën ishte dhe kryeministri Edi Rama. Me ta marrë fjalën ai iu tërhoqi vëmendjen disa deputetëve pa maska duke iu kujtuar se është bërë e detyrueshme mbajtja në ambiente publike.

“Halit vëre maskën, zonja Hajdari të lutem maskën. Maska është tanimë e detyrueshme në ambiente të mbyllura dhe nuk është aspak e domosdoshme në mjedise të hapura. Me këtë rast përfitoj t’iu përgjigjem të gjithë atyre që kur unë shfaqem në rrugë më kritikojnë që jam pa maskë. Në mjedise të hapura mjafton ruajtja e distancës minimale dhe moskontaktimi me shtrëngim duarsh. Në mjedise të mbyllura, tanimë dhe me një vendim zyrtar të MSH maska është e detyrueshme dhe është vërtetë e rëndësishme që Kuvendi do japë shembullin e vet”, Rama said.

Por ndërkohë që fliste, deputetja e opozitës së re, Rudina Hajdari u çua nga vendi ku ishte dhe i çoi kryeministrit një maskë të bardhë në foltore. Por si duket ky i fundit e pa si një shenjë paqeje dhe jo ironie.

“Kur flitet s’ka nevojë. Faleminderit gjithsesi, një flamur i bardhë paqeje të cilin e pres me kënaqësi”, i tha Rama.

Ndërkohë që vetëm një ditë më parë, të mërkurën, Qeveria shqiptare vendosi përdorimin e maskës si të detyrueshme në çdo ambient të mbyllur.

Pas mbledhjes së qeverisë, Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu deklaroi se ky vendim ishte një tjetër hap drejt forcimit të masave për frenimin e përhapjes së COVID-19.

“Nëpërmjet vendimit të sotëm të qeverisë dhe aktit normativ, detyrimi për përdorimin e maskave jo mjekësore/barrierave mbrojtëse për mbrojtjen ndaj transmetimit të COVID 19 do të jetë detyrim për çdo individ në të gjitha ambientet e mbyllura; në administratën publike dhe jo publike; në transportin publik; në zyra, shkallë pallati, ashensorë, në qendrat tregtare, dyqane, supermakatat, tregjet dhe njësitë e shërbimit”, tha Manastirliu. / Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *