Tue. Aug 27th, 2024

Pothuajse 100,000 nuselale në një fermë në Spanjën veri-lindore do të vriten pasi shumë prej tyre kanë dalë pozitivë me koronavirusin, sipas autoriteteve shëndetësore, raporton BBC.

Përhapja në provincën Aragón u zbulua pasi gruaja e një punonjësi të fermës rezultoi me koronavirus gjatë muajit maj. Po ashtu, burri i saj dhe gjashtë punëtorë të tjerë të fermave kanë rezultuar pozitivë.

Nuselala e cila dallohet për gëzofin që kushton shumë u izolua dhe u monitorua nga afër pasi punëtorët u infektuan me Covid-19. Por kur testet më 13 korrik treguan se 87% e tyre ishin infektuar, autoritetet shëndetësore urdhëruan që të gjitha kafshët gjysmë ujore të zhdukeshin.

Sipas BBC, autoritetet thanë se kompania që drejton fermën, me qendër në një fshat 200 km (125 milje) në lindje të Madridit do të kompensohet financiarisht.

Së bashku me Madridin dhe Kataloninë, Aragón është një nga pikat e nxehta të koronavirusit në Spanjë, ku më shumë se 250,000 infeksione dhe 28,000 vdekje janë regjistruar që nga fillimi i pandemisë.

Ministri i Bujqësisë, Joaquin Olona tha të enjten për mediat se vendimi për të shfarosur nuselalat u mor për të shmangur rrezikun e transmetimit të virusit tek njerëzit. Edhe pse ai theksoi se nuk ishte i sigurt nëse ishte i mundur transmetimi i virusit nga kafshët te njerëzit dhe anasjelltas.

Por sipas tij një mundësi mund të ketë qenë se një prej punëtorëve të prekur padashur t’ua ketë transmetuar sëmundjen kafshëve. Por nuk hodhi poshtë as teorinë se kafshët ua transmetuan sëmundjen punëtorëve.

Çfarë dimë për transemtimin e virusit nga kafshët te njeriu?

Studimet kanë treguar që virusi është ngjitës midis kafshëve të caktuara, përfshirë macet dhe qentë. Por ky nuk është i vetmi rast, pasi ka pasur raste të tjera të punonjësve të prekur me koronavirus që punojnë në ferma të kafshëve që merren me punimin e gëzofit, si në Danimarkë apo Holandë. /Përshtatur për labyrinth nga BBC.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *