Thu. Nov 21st, 2024

Humb jetën një 21-vjeçare me koronavirus në Shqipëri. Ja si paraqitet situata!

Një 21-vjeçare ka humbur jetën sot si pasojë e koronavirusit. Lajmi u bë i ditur nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa kjo tregon se situata e krijuar nga virusi është akoma më e rëndë nga sa të gjithë mendojmë.

“Mëngjesin e sotëm ka ndërruar jetë një vajzë e re 21 vjeçare, e cila ndodhej në terapi intensive e intubuar, si pasojë e simptomave të rënda të Covid19. Gjendja e saj u rendua në mënyrë të menjëherëshme si pasojë e tromboembolisë fulminante dhe pavarësisht përpjekjeve maksimale të stafit mjekësor, e reja që vuante nga sindromi metabolik, nuk ka arritur të mbijetojë“, u shpreh Drejtoresha e Operatorit të Shërbimeve të Kujdesit Shëndetësor, Mirela Cami.

Ndërsa ky nuk ishte i vetmi lajm i hidhur për sot, pasi edhe 3 persona të tjerë kanë humbur jetën.

“Gjatë 24 orëve të fundit e kanë humbur betejën me sëmundjen edhe një qytetare 49 vjeçare nga Kruja, e intubuar në gjendje të rëndë prej 11 ditësh dhe dy qytetarë, 56 dhe 67 vjeç, nga Tirana të intubuar, të cilët nuk e kanë fituar dot betejen me virusin e rrezikshëm, megjithë përpjekjet e mëdha qe po bën stafi mjekësor.”, vijoi më tej Cami e cila gjithashtu konfirmoi edhe 85 raste të reja pozitive, duke e çuar numrin kështu në 1560.

Të prekurit nga virusi janë kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë dhe Durrës. Ndërsa sot janë kryer 361 testime. Por ajo që na jep pak shpresë është se që nga fillimi i pandemisë janë shëruar 2091 persona.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju rikujton edhe një herë për masat e thjeshta që duhet të respektojë çdo qytetar në përditshmëri:

-Mbani duart të pastra dhe mos e prekni fytyrën

-Ruani distancën në ambientet publike.

-Kudo kur kjo nuk është e mundur, vendosni maskë apo barrierë mbrojtëse.

-Shmangni grumbullimet me shume njerëz pasi është rrezik për përhapjen e infektimit nga Covid19.

-Kontaktoni nëpërmjet linjës së gjelbër 0800 40 40 me mjekun e familjes.

-Nëse nuk është e domosdoshme evitoni kontaktin me institucionet shëndetësore.

-Kur dyshoni se jeni të prekur duhet të qëndroni të izoluar dhe telefononi në numrin e Urgjencës Kombëtare, 127.

COVID-19 – Statistika (15 Korrik 2020)

Testime totale 33750
Raste pozitive 3752
Raste të shëruara 2091
Raste Aktive 1560

Humbje jete: 101 (Qarku Tiranë 52, Shkodër 17, Durrës 16, Fier 5, Elbasan 5, Vlorë 2, Kukës 1, Lezhë 1, Berat 1, Dibër 1)

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 699
Durrës 217
Shkodër 198
Vlorë 100
Lezhë 80
Kukës 58
Korçë 49
Elbasan 42
Berat 40
Fier 36
Gjirokastër 22
Dibër 19

/ Labyrinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *