Sat. Dec 28th, 2024

16 vite bashkë, Jessica Alba tregon çelsin e suksesit në martesën e saj me Cash Warren

Pas 16 vjetësh martesë, Jessica Alba ka mësuar një ose dy gjëra si të mbajë gjallë marrëdhënien dhe harmoninë me bashkëshortin Cash Warren.

Aktorja dhe biznesmenja, 43-vjeçare pranon se ajo dhe Warren, 45-vjeçar, kanë gjithmonë prioritet njëri-tjetrin.

“Duhet ta bëni. Duhet të gjeni kohë për njëri-tjetrin”, tha ajo për “PEOPLE”.

Edhe kur kanë axhendë të ngjeshur, sërish gjejnë kohë për njëri-tjetrin.

Ajo shprehet se është e nevojshme t’i japim prioritet vetes, të kalojmë pak çaste duke qeshur dhe larg teknologjisë.

Gjithashtu, Alba vlerëson ruajtjen e një perspektive realiste në martesë. Ajo u shpreh se edhe në çaste sfiduese, është e vetëdijshme për ndikimin pozitiv që partneri ka në jetën e saj. Alba thekson idenë për të vlerësuar dhe reflektuar nëse jeta do të ishte më e mirë pa partnerin e tyre, me konkluzionin konsistent se nuk do të ishte.

Ata kanë tre fëmijë së bashku, Honor, 16, Haven, 12 dhe Hayes, 6. Ajo thekson se edhe kalimi i kohës si familje është gjithashtu i rëndësishëm.

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *