...
Thu. Dec 26th, 2024

Photo/ Even though the pandemic disrupted their plans, Kate, William and their three children, holidays like in fairy tales

Princi William dhe bashkëshortja e tij Kate Middleton anulojnë pushimet nl “Mustique” dhe zgjedhin fshatin për shkak të pandemisë.

Në Mbretërinë e Bashkuar, dhe jo vetëm të gjithë e dinë se ishulli “Mustique” është i destinacioni i preferuari i familjes mbretërore. Jo vetëm për shkak të pamjeve mbreslënëse, ujërat e pastra dhe palzhet si në ëndrra, por edhe privatësisë që të ofron.

Ishulli është një destinacion i preferuar jo vetëm për familjen mbretërore, por edhe për shumë yje dhe njerëz të njohur nga e gjithë bota. Qielli mbi “Mustique” të krijon një pamje gati-gati përrallore.

Nuk dihet nëse yjet apo njerëz të njohur nga fusha të ndryshme do të vizitojnë vendin përrallor këtë vit, por familja mbretërore jo, për shkak të pandemisë.

“Mustique” frekuentohej nga Kate dhe familja e saj edhe para Dukesh të hynte në “Pallatin Buckingham”. Por ajo nuk ishte e vetmja, pasi edhe Mbretëresha Elizabeth kishte qenë gjithashtu në ishull në vitet 1960.

Ditëlindja e vogëlushit George

Vogëlushi George i cili mbush 7 vjeç në 22 korrik, mesa duket këtë vit do i duhet të heqë dorë nga ndërtimi i kështjellave prej rënë në breg të detit. E bashkë me të edhe dy motrat e tij.

“Io Dona” citon revistën “Hola” e cila shkruan se këtë vit familja mbretërore nuk ka bërë plane për pushime në det, pasi Dukesh e Kembrixhit nuk ka dëshirë të planifikojë udhëtime të gjata ajrore për tre fëmijët e saj.

E si duket pa pushime nuk do të rrinë! Vendi që kanë zgjedhur do të jetë mali, fshati, natyra dhe gjelbërimi. E me sigurin që edhe aty fëmijët do të kenë shumë për të mësuar dhe argëtuar.

Vizita te gjyshërit

Fëmijët do të vizitojnë gjithashtu edhe gjyshërit nga ana e mamasë së tyre. Ndërkohë kujtojmë edhe deklaratën e Middleton gjatë ndalesës së fundit në Qendrën e Kopshtit Fakenham.

“Ende nuk e kam parë familjen time, e cila është në Berkshire, tre orë larg nesh. Unë nuk i kam parë ata që nga para pandemisë dhe më mungojnë shumë”, tha Dukesha.

Një ndalesë në fshat

Ndër destinacionet e mundshme të festave të ëilliam dhe Kate është edhe Kesëick, një qytet me disa mijëra banorë në qarkun e Cumbria, në veri-perëndim të Anglisë, që ndodhet në Parkun Kombëtar Lake District.

Vitin e kaluar familja shkoi këtu për disa ditë dhe megjithëse kushtet e motit nuk ishin më të mirat, duket se George, Charlotte dhe Louis kanë gjetur një mënyrë për t’u argëtuar, edhe pa kështjella rëre. /Përshtatur nga “Io Dona” për Labirinth

Related Posts

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Seraphinite AcceleratorOptimized by Seraphinite Accelerator
Turns on site high speed to be attractive for people and search engines.