Pre. Dhj 27th, 2024

Emri/ Ngjarje e rëndë në Elbasan. Një person që.llon me ar.më drejt poli.cisë dhe ende nuk dorëzohet (Detaje)

(Foto ilustruese)

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur rreth orës 13:20, në lagjen “11 Nëntori” në Elbasan. Sipas poli.cisë mësohet se shtetasja F. Zh., ka patur një konflikt me bashkëshortin e saj, shtetasin Lefter Zhidru, 71 vjeç.

Ky i fundit në momentin që ka shkuar Pol.icia është futur në banesë dhe ka qëll.uar dhe vijon të qëll.ojë me armë zja.rri kall.ash në drejtim të forcave të Poli.cisë. Si pasojë e të shtë.nave janë plagosur, por janë jashtë rrez.ikut për jetën dy shtetas, L. S., 22 vjeç dhe A. K., 21 vjeç, kalimtarë të rastit.

Kjo ka ndodhur në momentin që ky shtetas ka filluar të qëllonte me armë në drejtim të Poli.cisë.

Shtetasi Lefter Zhidru vijon të qëllojë me armë duke bërë rezistencë edhe pas thirrjeve të pandërprera të Poli.cisë, ndërsa banesa ku ndodhet është e rrethuar dhe Poli.cia ka vendosur një perimetër të gjerë rrethimi, për të parandaluar dëmtimin e kalimtarëve të tjerë të rastit.

Në ndihmë të Poli.cisë lokale janë nisur menjëherë forcat e FNSH dhe të RENEA-s, për të bërë neutralizimin dhe kapjen e shtetasit që vijon të qëll.ojë me armë në drejtim të Poli.cisë. /Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *