Pre. Dhj 27th, 2024

Emrat/ Ja kush mund ta marrë drejtimin e PD-së pas dorëheqjes së Bashës

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha dha sot dorëheqjen.

“Nuk dua të ndalem në çfarë ka ndodhur e si, kush kishte të drejtë e kush gabim. Fatkeqësisht përpjekja për të mbajtur PD të bashkuar nuk kishte sukses. Unë dhe demokratët u përballëm me akuza të shumta dhe sot PD po përjeton një krizë të thellë. Për këtë arsye dhe për të ndihmuar PD-në të lënë mënjanë ndasitë, i vetëdijshëm për peshën që mora, dorëhiqem nga detyra e kryetarit të PD-së me qëllimin për të ndihmuar në ringritjen e PD-së”, tha Basha para mediave.

Mirëpo kush do ta marrë drejtimin e PD-së, tani?

Sipas nenit 46 të statutit të partisë, drejtimin e saj deri në zgjedhjen e kryetarit të ri, e merr njëri nga nënkryetarët.

Në këtë rast, drejtimin e partisë e merr ose nënkryetarja Jorida Tabaku ose Enkelejd Alibaj.

Më poshtë statuti i PD:

/Labirinth

Related Post

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *